Atentati në Vlorë: 30-vjeçari ka plumba në gjoks e këmbë. Një makinë e djegur tek Uji i Ftohtë

Një makinë e djegur është gjetur tek zona e "Ujit të ftohtë" dhe mendohet se ka lidhje direkte me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Romeo Meçaj 33 vjeç ka qenë shënjestër e një atentati në zonën e Skelës pranë stadiumit "Flamurtari".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 kur 33-vjeçari ka qenë duke parkuar ndërsa në drejtim të makinës së tij Land Rover është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

I plagosuri ka plumba në pjesën e gjoksit dhe në këmbë. Ora News mëson se ai ndodhet në gjendje kritike dhe ka shpresa të pakta për jetën. Meçaj është nisur drejt spitalit të Tiranës. 

33-vjeçari është emër i njohur për blutë e Vlorës dhe mendohet se ngjarja ka lidhje me larje hesapesh.

Makina e djegur tip "Golf" rezulton të jetë e vjedhur.

"Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura", informon policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

 

Atentati në Vlorë: 30-vjeçari ka plumba në gjoks e