Ora News transmetim maratonë për zgjedhjet, votimi nis me vonesë në 6 bashkitë e vendit

Ora News prej orës 6 ka nisur transmetimin maratonë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.

Ora 7 kur është dhe orari zyrtar i nisjes së votimit duket se nuk është zbatuar në asnjë nga këto bashki.

Procesi i votimit nisi me vonesë dhe shkak duket se janë bërë komisionerët me vonesat e tyre në paraqitjen e Qendrave të Votimit.

Ndërkohë moti i keq, me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta është bërë pengesë për procesin në zonat e thella të Dibrës dhe Shkodrës, ku votimi nuk ka nisur ende.

Raportim minutë pas minute

8:51 Vonesa në nisjen e votimit në shkollën "Liri Kazazi"në Lushnje. Në QV 59/1 është kërkuar një anëtar i shtatë në Komision. Është kërkuar zëvendësim i dy anëtareve të PD por nuk është lejhuar pasi ata kanë firmosur procesverbalin që ka nisur procesi i votimit në orën 7.

Ora 08:00 Në Vorë, qytetarë, kryesisht të moshuar, kanë vështirësi në përdorimin e pajisjeve për votimin elektronik.

Ora 07:59 Voton kandidati i PD për kryetar bashki në Durrës Luan Hoti

7:45 Në Kalanë e Dodës, Selishtë dhe Lurë në Dibër nuk ka nisur votimi për shkak të dëborës pasi është e pamundur lëvizja e qytetarëve për të votuar.

07:36 Nis votimi në QV  në teatrin "Migjeni" në Shkodër. Raportohet se procesi ka nisur normalisht në gjitha njësitë e vendit me përjashtim të Dukagjinit.

Ora 7:29 Në Durrës te gjimnazi "Leonik Tomeo" gjithçka është gati por nuk kanë mbërritur ende votuesit.

7:28 Nis votimi në dy QV në Rrogozhinë.

Ora 07:24 Në Bërdicë, në shkollën "Frederik Gjoni" ku janë dy Qendra Votimi. Materialet zgjedhore kanë mbërritur. Deri në 7:20 nuk është paraqitur asnjë votues.

Ora 7:21 Në disa Qendra Votimi në Rrogozhinë ka nisur votimi.Kanë mbërritur votuesit e parë.Janë rreth 32 mijë votues.

Ora 7:20 Nis votimi në Dibër në dy Qendra Votimi. Ka pasur mungesë informacioni te qytetarët për Qendrën e Votimit ku do të hedhin votën.

Raportimi i gazetarëve në Orën 7:00

Ora 7:02. Në Vorë ku votimi do jetë elektronik nuk ka nisur ende votimi.Në katër QV në gjimnazin "Isa Boletini" nuk ka nisur votimi pasi nuk është bërë shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Në disa mungojnë komisionerët, ata të PD-së të zotit Basha. Mbrëmë pas mesnatës KQZ në Vorë ka emëruar kryesisht 12 anëtarëve të QV pasi kishte mungesa nga ana e PD.

As në Shkodër, në teatrin "Migjeni" nuk ka filluar votimi. Në QV po bëhen përgatitjet e fundit.

Në Durrës te Pallati i Kulturës janë tre QV. Votimi nuk ka nisur pasi komisionerët kanë mbërritur në orën 7 dhe po bëjnë përgatitjet.

Në Lushnje nuk ka nisur votimi në QV në gjimnazin "18 Tetori" nuk janë bërë ende gati. Në Lushnje ka pasur probleme me shpërndarjen e  materialeve zgjedhore për shkak të mungesës së komisionerëve. E njëjta situatë edhe mëngjesin e sotëm. Në shkollën "Skënder Libohova" në Lushnje janë dy QV. Procesi ka nisur normalisht në orën 7.

As në Rrogozhinë nuk ka nisur votimi. Po bëhen përgatitje.

E njëjta situatë dhe në Dibër, nuk ka nisur votimi.