Hoxhaj: Tirana dhe Shkupi kanë plotësuar kushtet për anëtarësimin në BE. Situata në Ukrainë ndau Evropën në dysh
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë plotësuar kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se është zhgënjyese që BE nuk u dha mundësi Tiranës dhe Shkupit që të mbanin Konferencën Ndërqeveritare.
Enver Hoxhaj: Nuk ka asnjë fije dyshimi që mënyra se si BE është sjellë me popujt e Ballkanit, veçanërisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku të dy vendet I përmbushin të gjitha kriteret e për anëtarësim, dhe BE nuk ishte në gjendje që të ofronte qoftë edhe një Konferencë. Kjo ishte zhgënjyese qoftë për Tiranën, qoftë edhe për Shkupin.
Ai tha se situata që është krijuar në Ukrainë do të jetë një pikë kthese që BE t’u japë mundësinë shteteve të tjera që të anëtarësohen.
Enver Hoxhaj: Kjo që po ndodh në Ukrainë, jam I sigurt sedo të jetë një pikë kthese për ta rimenduar shpejtësinë e zgjerimit evropain në Ballkan por për ta rimenduar edhe zgjerimin e anëtarësimit të shteteve të reja në kuadër të NATO-së në Ballkan.
Ndër të tjera ai shtoi se ngjarjet në Ukrainë e kanë ndarë Evropën në dysh.
Enver Hoxhaj: Ngjarjet në Ukrainë e kanë ndarë Evropën në dysh. Për shkak të kësaj situate nuk mendoj se Ballkani do duhet të jetë i ndarë ne dysh, ato vende që janë pjesë anëtare të NATO-së, apo të BE. Dhe me 6 vende që janë të përjashtuara nga BE, dhe në tri vende që janë jashtë NATO-së. Nuk është në interes gjeopolitik të perëndimit që këto vende të mbesin si një vrimë e madhe e zezë e rrethuar me shtete të BE dhe shtete anëtare të NATO-së.
Përgatiti Anila Kolgjini.
