Zgjedhjet për Durrësin, voton kandidati i PD-së Hoti: Ti japim fund pengmarrjes së qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2022, 08:12
Luan Hoti, kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit, ushtroi të drejtën e tij për të votuar.
Pas votimit, ai apeloi qytetarët të votojnë masivisht për ti dhënë fund pengmarrjes së qytetit.
"I ftoj të dalin të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të ardhmen së këtij qyteti. Të votojnë për ti dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe bashkinë t'ua rikthejmë qytetarëve".
Përballë tij në Durrës garojnë Emirjana Sako e PS-së dhe Ardian Muka nga Shtëpia e Lirisë.
