Vrasja në Devoll, arrestohet autori, 36-vjeçari pranon krimin. Ishte futur në banesën e viktimave për të vjedhur

Ali Zili, 36-vjeç është arrestuar, pasi ka vrarë me sende të forta nuse e vjehërr, 60 dhe 80-vjeç në banesën e tyre.

Mësohet se autori e ka pranuar krimin në polici.

“Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Ali Zili, 36 vjeç, banues në fshatin Progër.”- njofton policia.

Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

36-vjeçari, banues në Proget të Devolli mësohet se ishte me precendentë të mëparshëm penal, për vjedhje dhe dhunë në familje.

Ndërkohë Ora News, bën me dije se nusja dhe vjehrra të cilat u gjetën të vrara dhe me shenja dhune rreth orës 15:15, jetonin të vetme në shtëpi pasi bashkëshorët u kishin ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë natës së 5 marsit, ku kanë humbur jetën Bukurie dhe Fatmira Bami. 

Vrasja në Devoll, arrestohet autori, 36-vjeçari pranon krimin. Ishte

Vrasja në Devoll, arrestohet autori, 36-vjeçari pranon krimin. Ishte