Atentat në Vlorë, plumba kallashnikovi drejt makinës së 30-vjeçarit, i riu në gjendje kritike

Një 30 vjeçar u bë pre e një atentati të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Skelës në Vlorë.

Drejt makinës që drejtohej nga personi i identifikuar si Romeo Meçaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi  pranë stadiumit "Flamurtari" në Vlorë.

30-vjeçari ishte duke parkuar makinën e tij tip "Land Rover" kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij.

Romeo Meçaj është dërguar me urgjencë nga një makinë e rastit në spital dhe mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Ai ka marrë plumba në pjesën e gjoksin dhe në këmbë, dhe ndodhet në gjendje kritike dhe ka shpresa të pakta për jetën. Pas ndalimit të hemoragjisë, Romeo Mecaj është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë.

Pak minuta më vonë, një makinë është gjendur e djegur në afërsi të zonës së "Ujit të Ftohtë" dhe dyshohet se ka lidhje direkte me ngjarjen.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv larje hesapesh, pasi personi i plagosur është një figurë e njohur për blutë e Vlorës.

Romeo Mecaj punonte skafist në Vlorë me Delon Troqen gjatë sezonit veror dhe dërgonin turistë në Karaburun dhe Sazan. Por ai dyshohet edhe si i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Po ashtu, Meccaj është mik i Delon Troqes, i vrarë muaj më parë dhe ngjarja e së shtunës dyshohet se mund të ketë lidhje pikërisht me vrasjen e Troqes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Vlorës, me qëllim kapjen e autorëve.

Policia njoftoi se gjatë krehjes së zonës, ka gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura. Ndërkohë hetimet vijojnë.

Atentat në Vlorë, plumba kallashnikovi drejt makinës së
I plagosuri Romeo Meçaj dhe vendi ngjarjes