Ja cila është kënga që mori famë të paimagjinueshme pas hyrjes së Dagz & PM në BBV
Dj Dagz & PM janë dyshja e pandashme shumë të dashur për Shqipërinë. Ata kanë qenë e Big Brother Vip Albania. Së fundmi të ftuar në studion e emisionit Why?Not në RTV Ora ata kanë treguar pse u bë e famshme kënga "Besom" bashkëpunim me Ylli Limanin, e publikuar rreth 4 vite më parë.
PM: Jam duke e treguar për herë të parë historinë e kësaj kënge. U zgjova një mëngjes në Big Brother dhe u zgjova herët. Binte shumë shi dhe ishte shumë vranët. Thashë e kemi një këngë me Yllin, pse nuk shkojmë në dhomën e rrëfimit t'i themi ta vendosin. Hyra brenda unë dhe i thashë "kam nëj bashkëpunim me Dagzin dhe Yll Limanin. A ka mundësi nëse ju pëlqen ta vendosni në shtëpi?" Dhe më vonë e vendosën këngën. Pas 10 minutash e vendosën sërish. Donaldi tha që e kishte dëgjuar shumë herë këtë këngë por nuk e kishte ditur që ishte e jona. Ne nuk e kemi ditur që jashtë po shkonte mirë. Tani e kanë të gjithë qejf.
Dagz: Ajo këngë është e njëjta që ka qenë para 4 viteve. Por para se të hynin në BB ka pasur 600 mijë klikime se nuk i kemi bërë as videoklip. E kemi bërë vetëm për qejf çdo këngë. Kjo pjesa që pas Big Brother ka afër 7 milion klikime, e kemi diskutuar me PM që një këngë mund të jetë e bukur, por nëse nuk ka promovimin e duhur ajo këngë shkon poshtë.
