Aktori Juxhin Plovishti: Mami më vinte në gjumë me poema, aktrimin e kam nisur në universitet

Juxhin Plovishti aktori 23 vjeçar nga qyteti i Korçës i cili ka spikatur me personazhet që sjell në një nga spektaklet e humorit në vend. I riu ka përfunduar  studimet e larta për aktrim në “Universitetin e Arteve”. Juxhin në moshë shumë të vogël u angazhua në projekte të ndryshme teatrale.

Ai ka eksperimentuar edhe në filma kujtojmë rolet e tij në Virgjëresha Shqiptare, Liqen dhe Light Falls. Por pasioni i tij është teatri.

Arti ka qenë jeta e tij dhe ai nuk donte të bëntë asnjë punë tjetër përveç se të merrej me aktrim. I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” ai na tregoi se qëkur ishte i vogël imitonte të gjithë personazhet e televizionit mësuesit dhe të gjithë shokët dhe shoqet e klasës. Shfaqja e tij e parë si aktor ka qenë një shfaqe për fëmijë ndërsa filmi i tij i parë ka qenë filmi me titull “Virgjëresha shqiptare”. 

Ai e ka konsideruar veten gjithmonë si profesionist pasi ka pasur gjithmonë besimin në vete për të arritur gjithçka që ai do. Një ndër eksperiencat më të bukura për të ka qenë bashkëpunimi me Bes Kallakun në një show humoristik.

Veçantia e të riut është sensi i humorit që atë e karakterizon gjatë gjithë kohës. Një nga personazhet më të dashur për të është ai i Tiktokseve. E rëndësishme në jetë është që familjarët tanë të jenë shtysa jonë më e madhe në çdo hap që ne hedhim. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Juxhinit, për të cilin familja e tij ka qenë një shtysë shumë më e madhe. Mamaja është fansja e tij më të madhe.

Së fundmi ai po merret edhe me një projekt filmik. Ai u shpreh se “Filmi i fundit që kam xhiruar është projekti më i bukur për mua sepse kam punuar me një regjisor shumë të njohur në botë”.