Miq dhe kolegë, Deyzoh dhe Sardi sjellin bashkëpunimin më të ri “Columbiana”

Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” Ronaldo Shtylla i njohur si “Deyzoh” dhe Sardi Mneri na rrëfyen për fillimet e tyre në tregun e muzikës. Ata janë miq dhe kolegë.

Bëjnë bashkë muzikë. Deyzoh dhe Sardi Mneri janë dy këngëtarë të rinj të cilët ndiqen nga shumë bashkëmoshatarë të tyre. Të dy së bashku kanë sjellë bashkëpunime mjaft interesante duke numëruar kështu mijëra klikime në kanalin e tyre në “Youtube”.

Për Ronaldon rruga drejt muzikës nuk ka qenë dhe aq e lehtë sepse në fillimeve tij ai i bënte vetë këngët e tij ndërsa për Sardin ka qenë krejt e kundërta pasi Sardi rrjedh nga një familje muzikantësh duke qenë se babai i tij është kompozitor dhe ka njëzet vite në tregun e muzikës popullore.

Shtysa për të dy te rinjtë kanë qenë prindërit e tyre.

Perveç kësaj shoqëria është gjithashtu një shtysë shumë e madhe për djemtë, sidomos për bashkëpunimet e tyre. Bashkëpunimi i tyre i ka parë ka qenë me këngën “Pa fjalë”.

Që në moshën 12 vjeçare Deyzoh nuk është shkëputur kurrë nga muzika.

Sardi pati një shkëputje nga muzika dhe kjo shkëputje i shërbeu për tu rikthyer e mos e lenë më kurrë. Djemtë në bashkëpunim me Eri Aga dhe Arsim Abdyli sollën bashkëpunimin e tyre me të ri me këngën me titull “Columbiana” , një këngë e cila pati impakt shumë pozitiv në publik duke marrë kështu 1.3 milionë klikime.