Hoxhaj: Kosova meriton të jetë në NATO, ka ushtri moderne. Dialogu me Serbinë të vazhdojë

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për të qenë anëtare e NATO-së, pasi është një vend demokratik dhe se ka një ushtri moderne.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Hoxhaj, shprehet se në një situatë të tillë, ku Rusia ka pushtuar Ukrainën është legjitime që Kosovë të kërkoj anëtarësimin e saj në NATO

Enver Hoxhaj: Republika e Kosovës, i plotëson të gjitha kushtet që të jetë shtet anëtar i NATO-së. Jemi një vend demokratik dhe kemi ndërtuar një ushtri moderne. Në një situatë kaosi, kur rendi i ndërkombëtar asnjëherë nuk ka qenë më shumë se kësaj here i shkundur nga themelet e tij. Është legjitime për Kosovën që të kërkoj që të anëtarësohet në NATO. Jemi të vetdijshëm që kjo nuk mund të ndodh brenda javëve ose muajve, po jam i sigurt që me koordinimin e qeverisë së Kosovës dhe partnerëve tanë evropainë do të jetë e mundur të ja dalim.

Ndër të tjera ai shpreh dakordësinë se Kosova duhet vazhdojë dialogun me Serbinë, ndërsa theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte siguri në rajon.

Enver Hoxhaj: Mendoj që qeveria e Kosovës duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë,ë shtë jetike për Kosovën që përmes një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë, ne të kemi një platformë për të anëtarësuar Kosovën në OKB. Ajo që ka ndodhur këto ditë të fundit, ku Rusia po bën përpjekje që të destabilizojë rajonin, përgjigja e duhur do të ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO. Kjo do t’’i shërbente dhe sigurisë në Rajon. 

Përgatiti Anila Kolgjini