"Vetëm nëse do më kërcënojnë me armë", Musk refuzon të censurojë mediet ruse
Themeluesi i Starlink ka refuzuar të censurojë mediet ruse, miliarderi tha se disa qeveri i kishin kërkuar ta bënte këtë, por sipas tij ai do t’i bllokonte mediet vetëm nëse do ta kërcënonin me armë.
Miliarderi dhe themeluesi i Starlink dhe CEO i SpaceX, Elon Musk, ka thënë se është detyruar nga disa qeveri që të bllokojë aksesin e medieve ruse.
Miliarderi shtoi se ai do ta bënte këtë vetëm nëse do të ishte nën kërcënimin e armës.
Musk: Starlink është urdhëruar nga disa qeveria(jo ajo e Ukrainës) që të bllokojë burimet e lajmeve ruse. Ne do ta bëjmë këtë vetëm nëse kërcënohemi me armë. Na vjen keq që jemi absolutistë të fjalës së lirë.
Musk replikoi edhe me një komentues, i cili i tha biznesmenit që të mbyllte mediet ruse për shkak se ato përcjellin vetëm propagandë ruse.
Musk i tha komentuesit se ‘të gjitha mediet bëjnë pjesërisht propagandë, kush më shumë e kush më pak’.
Javën e kaluar, Musk njoftoi se programi i tij satelitor i internetit Starlink ishte vendosur në Ukrainë me ftesë të zyrtarëve ukrainas.
Kujtojmë që gjatë kësaj jave Bashkimi Evropian bllokoi dy mediet kryesore ruse Russia Today dhe Sputnik News për propagandë dhe dezinformata.
Të njëjtën gjë e zbatuan edhe Google, Apple, Microsoft, Facebook, Twitter, Telegram, TikTok, Reddit dhe kompani të tjera teknologjike.

