Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë me kalimin e kohës

Kryediplomati amerikan Antony Blinken i ka thënë BBC-së se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën e saj me Rusinë.

Sekretari amerikan i Shtetit pohoi se nuk mund të thoshte se sa do të zgjaste lufta, por këmbënguli se disfata e Ukrainës nuk ishte e pashmangshme.

Ai pranoi se pesha e ushtrisë ruse, nëse vendos gjithçka në lojë, e tejkalon shumë atë që Ukraina është në gjendje të grumbullojë ushtarakisht.

Blinken ai vlerësoi popullin ukrainas për vendosmërinë e tij dhe tha se pret që me kalimin e kohës të bëhet e qartë se Moska nuk mund t'i nënshtrojë me vullnetin e saj popullin e një vendi tjetër.

“Nëse synimi i Moskës është që të përpiqet të rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë gjë në një mënyrë ose në tjetrën”, - tha ai.

Blinken tha se SHBA dhe aleatët e tjerë mbeten të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë.

“E vetmja gjë më e keqe se një luftë e kufizuar në Ukrainë është që ajo të përshkallëzohet edhe më tej”.