Bëri thirrje për vrasjen e presidentit Putin, Shtëpia e Bardhë kundërshton senatorin republikan

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ai bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin në Twitter.

Senatori amerikan tha se e vetmja mënyrë se si përfundon pushtimi rus në Ukrainë është që dikush në Rusi ta eliminojë atë djalë (Putinin)".

Graham, i cili përfaqëson Karolinën e Jugut, shkroi në Twitter:

"Do t'i bënit vendit tuaj dhe botës një shërbim të madh".

Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve:

"Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë".

Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, me ambasadorin e vendit në SHBA duke i cilësuar ato si rusofobi histerike.