Djali 5 vjeç vdes në spital pak ditë pasi motra dhe prindërit u qëlluan për vdekje nga trupat ruse

Një djalë pesë vjeçar ka vdekur në një spital në Ukrainë vetëm disa ditë pasi motra dhe prindërit e tij u qëlluan për vdekje nga trupat ruse.

Semyon po udhëtonte në një makinë me familjen e tij duke u përpjekur të ikte në Kiev kur ata u sulmuan të shtunën.

Një grup sabotazhi dhe zbulimi rus hapi zjarr ndaj automjetit, tha nënkryetari i bashkisë së Kievit, duke vrarë motrën 10-vjeçare të Semyon, Polinën,  dhe prindërit Anton Kudrin dhe Svetlana Zapadynskaya.

Polina ishte fëmija i parë viktimë e luftës që u identifikua.

Semyon u dërgua në Spitalin e Fëmijëve Okhmatdyt, por vdiq nga plagët e tij të mërkurën, tha një mik i familjes për Daily Telegraph.

Motra e tij 13-vjeçare mbetet në gjendje kritike në një spital tjetër, pa e ditur se e gjithë familja e saj ka vdekur.