Edhe Italia bllokon jahtin superluksoz të oligarkut rus Alexei Mordashov
Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë bllokuar në portin e Imperias në rajonin e Ligurias mega jahtin e oligarkut rus Alexei Mordashov, pronar i grupit sipërmarrës Severstal, ndër më të mëdhenjtë në botë në sektorin e prodhimeve hekur-çelikut.
Mega jahti i bllokuar në portin e Imperias qyhet "Lady M", super luksoz e 65 metra i gjatë.
Alexei Mordashov është në listën e zezë të oligrakëve rusë që Bashkimi Europian ka vendosur t'ju bllokoj pasuritë me vendim të Komitetit të Sigurisë Finanziare të autoriteteve italiane në kuadër të sanksionve të marra kundër Rusisë.
Është ky rasti i parë i bllokimit të pasurive të oligarkëve rusë në Itali.
Të njëjtin fat priten të kenë dhe pronat e shtëpitë me vlerë rreth 140 milionë euro që oligarkët rusë të listës së zezë kanë blerë gjatë viteve të fundit në Itali.
E tillë Vila Lazzareschi me vlerë 3 milionë euro në provincën e Lucca, në rajonin e Toskanës e Oleg Savchenko apo jahti "Lena" 50 metra i gjatë i akoruar në Sanremo me vlerë 50 milionë euro në pronësi të Gennady Timchenko, pronar i Volga Group e mik i Putin apo anija prej 55 metrash e petrolierit Igor Sechin, i grupit Rosneft.
Janë rreht 680 emra oligarkësh rus në listën e zezë të Bashkimit Europian. 26 prej të cilëve super të pasur.
Aktet e bllokimit të pasurive të tyre po menaxhohen nga Ministria Italiane e Ekonomisë dhe Financës e në kujdesin e Komitetit të Sigurisë Financiare.
Po ashtu dhe Njësia e Informacionit Financiar të Banka Italia-s ka nisur punën për të bllokuar pasuritë e fondet e shtetasve rusë me llogari të hapura në bankat Italiane e të përfshira në listën e zezë të BE.
Komisioni i sigurisë financiare drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të shtetit e përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Puënve të Jashtme, Banka Italia, Njësia e Informacionit Financiar, Organi i Kontrollit të Tregut Financiar, Institutit të Vëzhgimit mbi Sigurimet, nga Drejtoria Antimafia e Policia e Shtetit.
Ministria Italiane e Ekonomisë e Financës ka informuar në orët e fundit se Komiteti i Sigurisë Financiare po punon për të garantuar në maksimum aktivitetin e masave administrative e aktet investigative për arritjen e efikasitetit të sanksioneve. "Është një aktivitet jo i lehtë pasi shumë oligarkë rusë kanë luajtur në kundër sulm duke paraprirë aksionet e tyre e duke përfituar në disa raste nga nënshtesia e dyfishtë që u është dhënë nga Malta e Qipro e që i kanë përdorur për të tërhequr kapitalet e tyre."
