"Mariupoli nuk janë rrugët por njerëzit", Kryebashkiaku: Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të evakuohemi
Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë emocionuese pas shpalljes së një korridori humanitar nga qyteti i tij.
Mariupoli nuk është rrugë dhe shtëpi, thotë ai, po janë banorët e tij.
Ai shton: "Në kushtet e granatimeve të vazhdueshme dhe të pamëshirshme nga pushtuesi, nuk ka zgjidhje tjetër veçse t'u jepet banorëve mundësia që të largohen të sigurt nga Mariupoli".
Më pak sulme ajrore dhe artilerie ruse janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit krahasuar me ditët e mëparshme, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Por paralajmëron se forcat ruse ndoshta po përparojnë në qytetin port jugor të Mykolayiv.
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në dy qytete jugore për të lejuar evakuimin e civilëve.
Është armëpushimi i parë i çdo lloji që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhjetë ditë më parë.
Ndërsa është një lajm i mirë për civilët në Mariupol dhe Volnovakha që dëshirojnë të largohen, këto dy qytete janë të vetmet vende të mbuluara nga marrëveshja e përkohshme.
Ndërkohë, qytetet në të gjithë vendin vazhdojnë të bombardohen.
Evakuimi do të fillojë në orën 11:00 me kohën lokale.

