Armëpushim në dy qytete, luftë në pjesën tjetër të Ukrainës, shpërthime gjatë natës
Edhe pse në dy qytete është shpallur “armëpushim i përkohshëm”, lufta vazhdon në të gjithë vendin.
Mediat ukrainase kanë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore të afërta në qytete të ndryshme, ndërsa sulmi rus hyn në ditën e tij të dhjetë.
Granatimet në qytetin lindor të Sumy, aktualisht i rrethuar nga trupat ruse, filluan në orën 05:00 të së shtunës, sipas kohës lokale, raportoi kanali i lajmeve Ukraine-24.
Gazeta Kyiv Independent raportoi se shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv . Një banor i strehuar në një stacion treni postoi në Twitter për raketat që goditën platformën që në orën 03:00 me kohën lokale të së shtunës.
Kyiv Independent gjithashtu ka postuar në Twitter për alarmet e sulmeve ajrore në kryeqytetin Kiev, si dhe në qytetet Sumy, Zhytomyr dhe Chernihiv, duke u kërkuar njerëzve të shkojnë në strehën më të afërt.

