Italia sekuestron jahtin e një tjetër oligarku rus, mik i Putinit, me vlerë 50 mln euro

Autoritetet e Guardia di Finanza vënë nën sekeustron një tjetër mega yacht të një oligarku rus në territorin italian.
Sekuestrohet në portin e Sanremos, “Lena Yacht”, i oligarkut Gennady Nikolayevich Timchenko, pronar i Volga Group e mik i Putin. Vlera është 50 milionë euro.
Ky është sekuestrimi i dytë pas bllokimit në portin e Imperias të "Lady M" në pronësi të Alexey Alexandrovits Mordaschov, vlerë 65 milionë euro.
Aktet e bllokimit të pasurive të tyre po menaxhohen nga Ministria italiane e Ekonomisë dhe Financës e në kujdesin e Komitetit të Sigurisë Financiare.
Po ashtu dhe Njësia e Informacionit Financiar të Banka Italia-s ka nisur punën për të bllokuar pasuritë e fondet e shtetasve rusë me llogari të hapura në bankat italiane e të përfshira në listën e zezë të BE.
Masa për sekuestrimin e pasurive të oligarkëvve rusë në Itali, që janë listën e zezë të BE bazohet në vendimin 202/336 të Këshillit të Europës datë 28.02.2022.
