Prifti: Zelensky po i tregon botës çfarë do të thotë patriotizëm. Diplomacia botërore ka dështuar

Gazetari Edmond Prifti është shprehur se Presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky, po i tregon botës se çfarë është dashuria për atdheun.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se diplomacia botërore në lidhje me konfliktin Ukrainë-Rusi ka dështuar.

Emond Prifti: Zelensky po i tregon botës se çfarë do të thotë atdhedashuri dhe patriotizëm për një vend sovran si Ukraina. Gjithçka tjetër që mund të flasim është diplomaci që deri diku ka dështuar. Nuk  dihet se çarë do të ndodh më vonë. Po vazhdojnë sulme me raketa në Ukrainë. Nuk e di çfarë po ndodh.

Ao shtoi se përdorimi i armët bërthamore është një presion nga ana e Rusisë.