Shano: Putini mund të bëjë gjithçka, Gjermania ka flirtuar për kohë gjatë me Rusinë
Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano i ftuar në RTV Ora u shpreh se Putini mund të bëjë gjithçka dhe i është bërë ves një sulm mbi Ukrainën.
Sipas tij, Putini të vetmen gjë të re që i ka shtuar kërkesave të kahershme është pavarësia e 2 rajoneve, duke i njohur si të tijat.
Shano: Mendoj se Putini mund të bëjë gjithçka dhe i është bërë ves një sulm mbi Ukrainën. Këtë sulm shumë njerëz në perëndim e gjejnë të justifikuar në një farë mënyre sepse cenohet sigurie e Rusisë dhe mos afrimit të perëndimit. Kjo ka të bëjë me një paranojë të lidershipeve ruse, sikur do të tentojë dikush nga perëndimi që do të pushtojë Rusisë. Sulmi ndaj një centrali bërthamorë është një gjë ekstreme. Askush nuk do të donte një Hiroshima të dytë në shekullin e 21. Çdo jete që humbet për mua është njëlloj dhe Putini i ka duart me gjak.
Putini të vetmen gjë të re që i ka shtuar kërkesave të kahershme është pavarësia e 2 rajoneve, duke i njohur si të tijat. Të gjithë të tjerat janë atje prej shumë kohësh. Tjetra ka të bëjë me pushtimin e Krimesë, nuk është se ka ndryshuar gjë. Unë mendoj se lufta sapo ka filluar. Këto janë taktika për të rritur peshën e pazarit. Putini është ulur në tavolinë me njerëz që i pëlqejnë. Gjermani është shteti më i madh i Evropës që ka flirtuar për një kohë të gjatë me Rusinë. Edhe Merkel ka flirtuar gjatë këtyre viteve.
Shano shtoi se Gjermania i ka krijuar kushte që Putini ka ndërmarrë këto hapa, duke treguar një pragmatizmi kundrejt Rusisë.
Shano: Mendoj se Gjermania i ka krijuar këto kushte që Putini ka ndërmarrë këto hapa. Gjëja e fundit ishte North Streem 2, që ata me një pragmatizëm e anulaun si marrëveshja pa pritur që ta bënte Brukseli. Gjermani është ai shteti që Trumpi u foli pa doreza duke u thënë se i mbajnë me para, duke i përdorur para për t’ia dhënë Rusisë. Ata kanë krijuar një varësi nga gazi rus, që është barabartë me borxhin që i ke një vendi tjetër.

