Sholtz telefonatë me Putin/ Kreu i Kremlinit: Operacioni në Ukrainë do vazhdojë. Shpresoj qëndrim të arsyeshëm të Kievit

Presidenti rus Vladimir putin ka thënë se ndërhyrja në rusi do të finalizohet vetëm pas realizimit të qëllimeve për të cilat ka nisur. Kreu i Kremlinit e quan operacion special ndërhyrjen në ukrainë ndërkohë që ka thënë se pret që në negociata me rusinë kievi të mbajë qëndrim të arësyeshëm. Nga ana tjetër presidenti ukrainas zelenski ka mohuar lajmet për largim nga vendi

Situata e krijuar nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë, ka detyruar kancelarin gjerman Olaf Sholtz që të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Media raportojnë se kreu i Kremlinit i ka thënë Shultzit se qëllimet e "operacionit special" në Ukrainë "do të realizohen".

Presidenti rus gjithashtu tha se shpreson për një "qëndrim të arsyeshëm të Kievit" gjatë raundit të tretë të negociatave, i cili mund të mbahet mes datave 5 ose 6 mars.

Ndërkohë  ministrat e jashtëm të G7-ës i bënë thirrje Rusisë të ndalojë sulmet, veçanërisht ndaj objekteve bërthamor.

Edhe Këshilli i sigurimit të OKB-SË që u mblodh në Nju Jork e dënoi ashpër sulmin e Rusisë të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë.

Përfaqësuesja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, i cilësoi veprimet e Rusisë si të pamatura dhe të rrezikshme. Njësoj i ka cilësuar dhe presidenit i Ukrainës, Vlodimi Zelenski.

Ndërkohë burime bëjne me dije se Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë nënpresidentin Harris në Poloni për neutralizimin e konfliktit mes palëve

Për presidenten e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vendosja e sanksioneve ka dhënë efekt të dukshëm, pasi bankat ruse janë shkëputur nga tregjet globale dhe se kompanitë perëndimore po ua ndalojnë prodhimin, investimet dhe shitjet. Ajo thotë se Europa është e gatshme të marrë masa të mëtejshme, nëse Putini nuk ndalon.

Të premten pasdite, presidenti ukrainas ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pak orë pasi NATO refuzoi të mbyllte hapësirën ajrore të Ukrainës.

Më herët gjatë së premtes zyra e presidentit ukrainas mohoi lajmet për largimin e Volodimir Zelenskit nga vendi.

"Nuk është e vërtetë. Presidenti është në Kiev. Ai është me popullin e tij!" thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të Presidencës së Ukrainës.

Sa i përket një armëpushimit mes palëve, raundi i dytë i bisedimeve që u zhvillua të enjten nuk dha ndonjë rezultat. E vetmja dakordësi që u arrit ishte ajo për krijimin e korridoreve humanitare për civilët.