Putin firmos ligjin: 15 vite burg për "lajmin e rremë". Bllokon facebook, twitter, BBC, Zëri i Amerikës e DW

Rusia bllokon facebook, twitter dhe faqet e internetit, brenda territorit të saj ndërkohë që Presidenti rus Vladimir Putin firmos ligjin që parashiko dënim deri në 15 vjet burg për ata që do të publikojnë  lajme të rreme “fake neës” mbi ushtrinë ruse në Ukrainë, raporton Agjencia France Press.

Fillimisht u mësua se Agjencia shtetërore ruse e kontrollit të mediave “Roskomnadzor” kishte bllokuar sinjalet e disa organizatave të huaja mediatike, mes së cilave Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, BBC dhe Deutsche Welle, duke i akuzuar ato për përhapje të informacionit të rremë në lidhje me luftën e saj në Ukrainë. Gjithashtu u bllokua dhe portali me bazë në Letoni “Meduza”.

Më pas kjo agjenci njoftoi se ka bllokuar plotësisht Facebook-un dhe ka kufizuar aksesin në Tëitter, konfirmoi sot agjencia e lajmeve Tass.

Mediat ruse janë udhëzuar të publikojnë vetëm informacione të dhëna nga burime zyrtare, të cilat e përshkruajnë pushtimin si një operacion ushtarak.

Transmetuesit e kontrolluar nga shteti kanë përforcuar ndërkohë narrativat e qeverisë për nacionalizmin në Ukrainë dhe pretendimin e Moskës se ushtarët ukrainas po përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Ligji

Sipas këtij ligji ata që zbulohen se kanë shkelur ligjin duke përhapur të ashtuquajturin "informacion të rremë" në lidhje me veprimet e forcave të armatosura ruse në Ukrainë përballen me deri në tre vjet burg.

Nëse publikohet si pjesë e një ‘grupi të organizuar’ ose përdor ‘prova të rreme’, dënimi maksimal rritet në 10 vjet burg. Nëse do të çojë në ‘pasoja të rënda’, autorët do të përballen me 15 vjet burg.