Zelenskyy iu drejtohet evropianëve: Mos heshtni për pushtimin rus, dilni në rrugë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për solidaritet ndërsa foli për qytete evropiane të premten.

Gjatë mesazhit të drejtpërdrejtë të Zelensky përmes Zoom, ai e inkurajoi Evropën të qëndrojë me Ukrainën dhe ndaloi për një moment heshtjeje për të nderuar ata që kanë rënë në këtë luftë.

"Këtë minutë të parë do të doja t'ia kushtoja heshtjen atyre që kanë rënë në luftë për vendin e tyre, për ushtarët tanë, për ata që shërbejnë, ata që punojnë si pilotë, ata që po bëjnë vepra heroike në zona të ndryshme duke mbrojtur vendin e tyre dhe kanë dhënë jetën për këtë gjë."

Zelensky gjithashtu ndau disa mendime për forcat nga e gjithë Evropa, si dhe njerëzit e zakonshëm në Ukrainë.

"Dëshiroj t'u uroj gjithë të mirat njerëzve të Evropës. Ushtarët tanë, heronjtë tanë po përshëndesin njëri-tjetrin këto ditë. Këta janë njerëzit që po mbrojnë shtëpitë e tyre, ata po mbrojnë tonën Ukrainë, duke mbrojtur Evropën tonë, Evropën tuaj dhe ata po përshëndesin njëri-tjetrin, duke i uruar njëri-tjetrit shëndet të mirë”, - tha presidenti ukrainas.

"Ne jemi duke mbrojtur shtëpitë dhe tokën tonë me të drejta të plota nga lufta dhe agresionit rus”, tha Zelenskyy.

Zelensky përdori pjesën e fundit të fjalimit të tij për të folur me njerëzit në të gjithë kontinentin evropian, duke premtuar fitore për Ukrainën dhe gjithë demokracinë.

"Unë do të doja tu thoja juve, njerëzve të Evropës. Unë do të doja t'ju bëj thirrje që të mos heshtni. Unë do të doja që ju të dilni në rrugë dhe të mbështesni Ukrainën, të mbështesni përpjekjet tona dhe të mbështesni luftën tonë sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të rrëzohemi, ju do të bini, prandaj ju lutemi mos heshtni, mos i mbyllni sytë për këtë", tha Zelensky.