Banori i Paskuqanit thirrje votuesve të ‘6 marsit’: Kujdes kur hidhni votën, Rilindja shkatërron shtëpitë

Banorët e Paskuqanit kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër projektit të Bashkisë së Tiranës dhe Kamzës.

Ata janë shprehur se do të protestojnë deri kur të marrin dëmshpërblimin për shtëpitë e prishura.

Njëri prej banorëve është shprehur se: Rama e merr guximin te policia e shtetit. Policia është e popullit.

Ndërkohë njëri prej banorëve u ka bërë thirrje qytetarëve që u drejtohen pasnesër kutive të votimit që të tregohen të kujdesshëm kur të hedhin votën.

“Porosisni të afërmit tuaj, kudo që të jenë, të paktën që kur të votojnë  ta mendojnë mirë se për kë votojnë. Ça është rilindje prish shtëpitë. Kujdes kur votoni se  do të detyroheni të dilni në rrugë si ne.”

“Kemi 7 muaj që po bëjmë protestë, po kërkesat tona po shkojnë në vesh të shurdhër të atyre maskarenjve që janë në parlament. Ne do t’i vazhdojmë protestat, deri sat ë behet dëmshpërblimi.