Shqetësim global, rusët kontrollojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhias pas bombardimeve
Termocentrali më i madh i Evropës në Ukrainë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të së premtes si pasojë e bombardimeve nga ushtria ruse, ekipi i emergjencave ukrainase ka bërë të mundur shuarjen, por termocentrali është nën kontrollin e rusëve.
Ushtria ruse ka marrë nën kontroll termocentralin bërthamor të Zaporizhjas.
Termocentrali i Zaporizhja i cili është edhe më i madhi në Evropë u përfshi nga flakët në orët e para të së premtes.
Ukrainasit akuzuan ushtrinë ruse se kishte grasatuar centralin duke shkaktuar edhe flakët e cila alarmoi Evropën dhe perëndimin.
Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.
Një zjarr shpërtheu në centralin bërthamor më herët, më i madhi në Evropë, pas bombardimit nga forcat ruse.
Russian troops shelling the nuclear power plant in ukraine. (Watch whole video) #UkraineRussianWar #Chernobyl #Ukraine #Russia #war #Zelenskyy #Putin #Kharkiv #Kyiv pic.twitter.com/fUpnyaTBxR
— Dilbar khan (@Dilbar1989) March 4, 2022
Presidenti ukrainas Vollodimir Zellenski u bëri thirrje vendeve perëndimore që të zgjohen dhe të ndërmarrin më shumë veprime kundër terrorit bërthamor të Vladimir Putinit.
Zelenski u shpreh termocentrali i Zaporizhjas mund të shkaktonte një katastrofë si ajo e Çernobilit në 1986, duke akuzuar Rusinë si shtetin e parë në histori që bombardon një termocentral bërthamor.
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm shkroi në Twitter se aktivizoi Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.
Ajo e quajti sulmin ndaj termocentralit si të pamatur.
Edhe kryeministri britanik e dënoi sulmin ndaj termocentralit dhe ai i tha Zelenskit se veprimet e pamatura të presidentit Putin tani mund të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës.
Kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporizhjas tha se termocentrali është i sigurt.
Si pasojë e incidentit nuk u raportua për viktima, por vetëm për dëme materiale të një ndërtese pesëkatëshe pranë termocentralit e cila u përfshi nga flakët.
