Softa: Rusia po përdorë të njëjtat armë të ndaluara që përdori dhe në Çeçeni
Eksperti i Sigurisë Fation Softa, është shprehur se situata e krijuar në Ukrainë është dramatike.
Në një intervistë për Ora News, Softa u shpreh se objektivi i Vladimir Putin është të marrë Kievin, kryeqytet i Ukrainës.
Fation Softa: Është një situatë dramatike sepse pushtimi erdhi nëpërmjet presioneve, luftës propagandistike dhe u bë realitet. Është një luftë e pamëshirshme me një qëllim për të arritur objektivin e tij. Qëllimi është që Putin të marrë Kievin.
Ndër të tjera ai tha se të gjitha përpjekjet për bisedime në tryezë, për t’i dhënë fund luftës dështuan.
Fation Softa: Të gjitha përpjekjet për bisedimet në tryezë dështuan, pra deri në momentin e fundit kishte shenja për të Iidhënë epërsi rrugës diplomatike, por rruga diplomatike nuk dha sukses. Qëllimi i Putin është të mposht Kievin të rrëzoj qeverinë e Kievit dhe pastaj mund të filloj bisedime.
Ai shtoi se Rusia po përdorë taktikat që përdori ndaj Afganistanit dhe Çekisë.
Fation Softa: Rusia po përdorë armë të ndaluara. Rusia po përdorë të njëjtat armë dhe të njëjtat taktika që përdori në Afganistan dhe në Çeçeni.
Kjo luftë mund të ishte evituar, por presionet u morën si presione që kërkojnë të fitojnë terren apo të shkëmbejnë interesa të ndryshme.
