Ju flet Moska - Dy skenare ruse: "Brest Litovsk 1918" dhe "1962" i përmbysur, me Putin si Kenedi
Dy skenare ruse: "Brest Litovsk 1918" dhe "1962" i përmbysur, me Putin si Kenedi ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Historia ka treguar se të gjitha luftërat mbarojnë ose me marrëveshje ose me kapitullin e njërës palë. Nuk mund të ndodhë ndryshe me luftën në Ukrainë.
Në këtë luftë ka tri palë që janë Ukraina, Rusia dhe BE e NATO. Kjo luftë ka dy mënyra për të përfunduar dhe këtu na vjen në ndihmë historia.
Një nga skenarët është ai i "Brest Litovsk 1918” ku Rusia bëri një marrëveshje me të cilën Rusia kapitulli me miratimin e plotë të Leninit.
Skenari i rastit më të keq është ai 1962, i përmbysur. Në 1962 ka qenë çështja e raketave kubane, ku Rusia i vendosi atje raketat, duke thënë se SHBA-të sollën armët bërthamore në Evropë.
Skenari i rastit më të keq, Putini i ndodhur ngushtë përballë sanksioneve perëndimore që e mbytin ekonominë ruse dhe përballë një ushtrie ukrainase të forcuar, Putinit ose i duhet të dorëzohet, ose të bëhet si Kenedi dhe t’i adresojë perëndimit një ultimatum në 1962.

