Tenderi i çuditshëm, me lekët e shtetit pastrohet edhe oborri i spitalit privat
Spitali i Traumës në Tiranë ka vendosur të shpenzojë 1 milionë e 100 mijë euro për sigurimin e pastrimit.
Afati i kontratës do të jetë për 36 muaj, gjatë së cilës do të kërkohet pastrimi si i ambienteve të brendshme ashtu dhe i atyre të jashtme.
Por në dokumentet zyrtare të bën përshtypje tabela e paraqitur.
Kështu brenda pronësisë së Spitalit Ushtarak qëndron edhe një godine e cila është spital privat.
Ndërsa në hartë duket se do të merret përsipër dhe pastrimi i ambienteve të jashtme të kësaj ndërtese, pra duke i ofruar dhe një shërbim të shtuar një institucioni privat me paratë e buxhetit.
Megjithatë elementë të çuditshëm vërehen dhe tek kriteret e vendosura për pjesëmarrësit.
Kështu kompanitë që do të marrin pjesë në garë duhet të kenë të paktën 42 punonjëse sanitare me të cilat duhet të kenë kontrata pune të nënshkruara.
Por po ashtu dhe kërkesat për drejtuesit të çojnë drejt mendimit për një fitues të paracaktuar.
Kështu në dokumente kërkohet që subjekti pjesëmarrës të kenë dy punonjës në detyrën e përgjegjësit por që të kenë diploma inxhinier kimist ose inxhinier mjedisi.
Gjithashtu duhet të ketë të punësuar një drejtues teknik me profil inxhiner kimie apo mjedisi.
E në lojë nuk janë pak por 137 milionë e 991 lekë
Sipas open data me heret këtë shërbim e ka fituar kompania Sori-al, e cila është në administrimin e Alma Tafanit e njohur edhe si bashkëshortja e Nikolin Jakës.
Open Data këtë tender e ka shënuar me flamur të kuq, kjo për shkak se u skualifikuan të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit, i cili mori jo pak por 100 milionë lekë, një vlerë kjo e përafërt me fondin limit.
