Në periferi të Kievit, ura e improvizuar është e vetmja mënyrë për të ikur nga forcat ruse
Në periferi të Kievit, ura e improvizuar është e vetmja mënyrë për të ikur nga forcat ruse
Në hyrjen veri-perëndimore të kryeqytetit ukrainas përtej lumit Irpin, disa njerëz ikin nga forcat ruse që avancojnë duke përdorur një urë të improvizuar për këmbësorë.
Disa po përdorin urën përtej lumit Irpin për të transportuar sendet e tyre ushqimore, ndërsa ushtarët e përdorin atë për të transportuar armë.
Forcat ukrainase shkatërruan disa ura rreth Kievit për të ndihmuar në ndalimin e pushtimit rus të kryeqytetit.
ChelovanViktorOrisovych, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, shprehet se kjo është e vetmja rrugë kalimi.
"Sot kjo urë e hedhur në erë është e vetmja kalim për këmbësorët në Kiev dhe ne ndihmojmë e evakuojmë disa nga njerëzit që duan të largohen bashkë me fëmijët."
Ndërsa Oleksandr Markushin, Kryetar i Bashkisë së Irpin thekson se janë aty për një mision të posaçëm evakuimi.
“Nuk mund të them se sa njerëz janë këtu me mua për arsye sigurie, por ne jemi tani këtu në një mision të posaçëm evakuimi për të tërhequr përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ukrainë nga Irpin që nuk patën kohë të evakuoheshin”.

/AFP, OraNews/