"Fantazma e Kievit", kush është piloti luftarak që po "mposht" armikun rus?
Mediet sociale e kanë cilësuar si hero një pilot luftarak ukrainas për rrëzimin e gjashtë avionëve të armikut rus. Por a ekziston "Fantazma e Kievit?" DW kontrollon faktet.
Është një histori që i jep kurajo dhe shpresë popullit të Ukrainës në këto ditë të errëta : Ushtria ka bërë një luftë të ashpër kundër pushtimit rus dhe një pilot luftarak shumë i jashtëzakonshëm është bërë një hero popullor. I njohur vetëm si "Fantazma e Kievit", thuhet se ai ka rrëzuar i vetëm gjashtë avionë rusë që nga fillimi i pushtimit.
Historia është përhapur kryesisht përmes medieve sociale, me video dhe foto që duket se tregojnë pilotin në veprim të postuara nga banorët e Kievit, ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Ministria e Mbrojtjes.
Në një video të shpërndarë gjerësisht, Fantazma e Kievit ndjek një aeroplan rus dhe më pas e gjuan atë. Në gjuhën ukrainase, një zë thotë: "Ka një avion. Dhe një tjetër. Është gati të rrëzohet."
#BREAKING
— Ukrainelive (@Ukrainelive5) February 25, 2022
Crazy footage of a MiG-29 of the Ukrainian Air Force shooting down a Su-35 fighter jet of #Russia’s Air Force over Ukraine’s capital #Kyiv today. Likely using the R-73 infrared homing missile. #Ukraine #RussiaInvadesUkraine #worldwar3 #WorldWarIII #WWIII pic.twitter.com/MWGRfhnexB
Kjo është një sekuencë nga videoloja Digital Combat Simulator World. “Kjo pamje është nga DCS, por megjithatë është bërë për respekt për ‘Fantazmën e Kievit'”, shkruan personi që ngarkoi videon në YouTube më 24 shkurt. “Nëse është i vërtetë, Zoti qoftë me të; nëse është i rremë, lutem për më shumë si “ai”.
Një zëdhënës i Digital Combat Simulator World ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se materiali është me të vërtetë nga video loja.
Foto të vjetra, të ndryshuara
Poroshenko, presidenti nga viti 2017 deri në 2019 postoi një foto të një piloti me helmetë në një kabinë në Twitter, duke identifikuar personin si Fantazma e Kievit. "Me mbrojtës kaq të fortë," shkroi Poroshenko, "Ukraina patjetër do të fitojë!"
На фото – пілот МіГ-29. Той самий «Привид Києва».
— Петро Порошенко (@poroshenko) February 25, 2022
Він викликає жах у ворогів та гордість в українців ????????
На його рахунку 6 перемог над російськими пілотами!
З такими потужними захисниками Україна точно переможе! pic.twitter.com/GJLpcJ31Si
Ajo foto është postuar gati tre vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Piloti në foto është duke bërë një fluturim provë me një helmetë të re. Pra, edhe nëse ky është në fakt piloti misterioz, fotografia është e vjetër.
Emri Vladimir Abdonov po bën xhiron e rrjetit dhe ka edhe foto të ndryshme që pretendojnë ta tregojnë atë.

Disa nga fotot duket se nuk janë origjinale. Fakti që imazhi i mëposhtëm është ndryshuar mund të tregohet për shembull nga një e ashtuquajtur analizë e zhurmës me një program të përpunimit të imazhit. Kur imazhet janë duke u ndryshuar, kjo shpesh lë gjurmë të dukshme. Në rastin konkret kjo mund të shihet në kokën e pilotit, shenjat në krah dhe flamuri ukrainas në sfond.

Një kërkim i imazhit konfirmon se është i rremë. E njëjta foto u shfaq në internet vite më parë, por me një kokë tjetër, një distinktiv tjetër në krah dhe pa flamur në sfond. Nëse shikoni nga afër aeroplanin pas pilotit, mund të shihni një gjethe panje gri - një simbol i përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Kanadeze. Kjo me sa duket ka munguar kur fotografia është manipuluar, dhe tregon se ka shumë të ngjarë të jetë një foto nga Kanadaja.
Të njëjtat mjete mund të përdoren për të treguar se një kokë është ndërruar në këtë foto. Imazhi origjinal u shpërnda nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës . Ai tregon marinarin e rënë Vitaliy Skakun, të cilit pas vdekjes iu dha titulli Hero i Ukrainës nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Skakun thuhet se ka hedhur në erë një urë duke rrezikuar jetën e tij për të ndaluar avancimin e një kolone tankesh ruse.

Është fytyra e një avokati nga Buenos Aires, i cili tani është argëtuar me statusin e tij të ri të heroit dhe ka postuar në lidhje me të në Twitter.
Asi recibieron al fantasma de Kiev al llegar a la base ???? pic.twitter.com/TtnlXPr4TT
— ABDON ???????? (@AlberdianoArg) February 26, 2022
Sa e aftë është mbrojtja ajrore e Ukrainës?
Deri më tani, ekzistenca e një piloti luftarak që rrëzoi gjashtë avionë rusë nuk mund të konfirmohet.
Të enjten, 24 shkurt ditën e parë të pushtimit, ushtria ukrainase njoftoi se pesë avionë rusë dhe një helikopter ishin rrëzuar. Në të njëjtën ditë, Rusia deklaroi se kishte çaktivizuar mbrojtjen ajrore dhe bazat ajrore në Ukrainë.
E sigurt është se shumë nga videot dhe fotot që pretendojnë se tregojnë pilotin misterioz janë false.
Ministria e Mbrojtjes postoi në Twitter të premten: "Dhjetëra pilotë ushtarakë me përvojë, nga kapiteni në gjeneral, të liruar më parë nga rezerva, po kthehen në Forcat Ajrore. Kush e di, ndoshta njëri prej tyre është piloti i MiG-29 , e cila shihet kaq shpesh nga njerëzit e Kievit!"
Ministria nuk i është përgjigjur pyetjeve të DË për identitetin e pilotit. /DW/