Rusia thotë se kontrollon zonën rreth centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Rusia i ka thënë mbikëqyrësit global bërthamor se ka marrë kontrollin e zonës rreth termocventralit më të madh bërthamor të Ukrainës pranë qytetit të Zaporizhzhia, në lumin Dnieper në Ukrainën jugore.

Sipas Rusisë, stafi në termocentral po vazhdon funksionimin e tij normal, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Operatori bërthamor i Ukrainës thotë se është në kontakt me të gjitha termocentralet e tij dhe operacionet po vazhdojnë në të gjitha ato.

Fabrika e Zaporizhzhia ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, thotë IAEA.

Raportohet se banorët kanë bllokuar rrugët pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.

 Autoritetet bërthamore të Ukrainës i kanë kërkuar IAEA ndihmë për koordinimin e aktiviteteve të sigurisë në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainën veriore, i cili është kapur nga trupat ruse.