Zelensky i drejtohet kombit: Rusia kërkon të "fshijë" historinë tonë

Gati 6,000 rusë u vranë në gjashtë ditët e para të luftës në Ukrainë, tha Volodymyr Zelensky në një fjalim të ri drejtuar qytetarëve të vendit të tij të lëshuar përmes Facebook të mërkurën në mëngjes.

“Kremlini nuk do të jetë në gjendje të pushtojë vendin me bomba dhe sulme ajrore”, tha Zelensky.

Duke iu drejtuar popullit, presidenti ukrainas iu referua sulmit ushtarak rus të martën në Babi Yar, i lidhur historikisht me ekzekutimet e qytetarëve, kryesisht sovjetikë gjatë pushtimit nazist të Ukrainës,  tha se "kjo goditje dëshmon se Kievi është krejtësisht i huaj. 

"Me këtë goditje, Rusia synon të fshijë historinë tonë."

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje BE-së që të mbështesë vendin e tij, duke theksuar se nuk ka kohë për të qëndruar neutral.

“Ukrainasit janë një simbol. Njerëzit në çdo vend mund të bëhen njerëzit më të mirë në Tokë në çdo kohë. Lavdi Ukrainës!” përfundoi ai.