VIDEO-Sulmohet me raketë ndërtesa e departamentit të policisë në Kharkiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 09:02

Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet.
Një video e postuar në kanalin Telegram i një këshilltari të qeverisë ukrainase duket se tregon një ndërtesë të përfshirë nga flakët.
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu në flakë pas sulmit.
The regional police department building in Kharkiv was hit by a strike pic.twitter.com/Zeebiqhm9B
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 2, 2022

