SHIKONI/ Banorët e Kharkivit i vërsulen automjetit rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 00:42

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një turmë ukrainase sulmon një automjet rus në qytetin lindor të Kharkivit.
Pamjet e verifikuara, shkruan BBC, të postuara në rrjetet sociale, tregojnë sesi protestuesit i vërsulen makinës dhe tentojnë ta bllokojnë. Më pas sulmojnë makinën ndërsa njëri hipën mbi kofano e përpiqet të thyejë xhamin e parmë.
Turma ka në dorë flamurin ukrainas dhe hedhin objekte në drejtim të makinës. Në një moment makina largohet me shpejtësi.
Në twitter në një video tjetër tregohet momenti kur banorët e Berdyansk përplasen me trupat ruse dhe u kërkojnë atyre të largohen. Ngjarja u shënua dje.

Watch: Ukrainians confront Russian troops in Berdyansk pic.twitter.com/jbp3enteic
— TIME (@TIME) March 1, 2022