Humbjet në një javë luftime, OKB: Të paktën 136 viktima në Ukrainë, 13 janë fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 08:27
Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 136 civilë janë vrarë që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Në mesin e viktimave besohet se trembëdhjetë janë fëmijë.
Por megjithatë, zëdhënësja e Komisionit të OKB-së për të Drejta të Njeriut, Liz Throssell, thotë se shifra reale e viktimave mund të jetë shumë e lartë.
Sipas Throssell, shumica e viktimave e kanë pësuar nga sulmet ajrore dhe shpërthime tjera të mëdha.
OKB ka thënë po ashtu se rreth 400 persona janë plagosur në luftime.
Megjithatë, të dhënat e publikuara nga Qeveria ukrainase sugjerojnë se 352 civilë kanë vdekur dhe mbi 1,600 janë të plagosur.

