Biden: Lufta e Putinit e paramenduar. Mendoi se Perëndimi e NATO nuk do të përgjigjeshin. Gaboi

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa pika kyçe nga fjalimi i presidentit Joe Biden që do ta mbajë në një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit duke përfshirë dhe paralajmërimin se diktatorët duhet të "paguajnë një çmim për agresionin e tyre" dhe pohimin se "diplomacia amerikane ka rëndësi".

"Gjatë historisë kemi mësuar një mësim – Kur diktatorët nuk paguajnë një çmim përr agresionin ata shkaktojnë kaos. Ata vijojnë të ecin para dhe kostoja dhe kërcënimi për Amerikën dhe botën vijon të rritet.

"Kjo është arsyeja përse Aleanca e NATO-s është krijuar për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.  SHBA është antëtare me 29 kombet e tjera.  Ka rëndësi. Diplomacia amerikane ka rëndësi"

"Lufta e Putinit ishte e paramenduar dhe e paprovokuar. Putin refuzoi përpjekjet për diplomaci. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin. Dhe se mund të na ndante ne këtu në shtëpi. Putini e kishte gabim. Ne ishim gati."

Presidentët e përdorin gjithashtu këtë fjalim për të promovuar para Kongresit axhendën e tyre të brendshme dhe projektligjet që duan të miratojnë.