BE ngrin asetet dhe u ndalon udhëtimet më të fuqishmëve të Rusisë. Mes tyre zëdhënësi i Putin dhe bosi i naftës

BE ngrin asetet dhe u ndalon udhëtimet më të fuqishmëve
Zëdhënësi presidencial i Rusisë Dmitry Peskov

Bashkimi Evropian ka nisur një stuhi të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë.

Të hënën, ajo publikoi një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione, duke e çuar totalin e personave të synuar në 680.

Sanksionet përfshijnë dhe ngrirjen e aseteve dhe vendosjen e ndalimit të udhëtimit

Lista përfshin edhe:

-Sekretarin e shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov

-Alexander Ponomarenko , kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë

-Igor Sechin , CEO i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft

-Nikolay Tokarev , CEO i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës

- Oligarku rus Alisher Usmanov, i cili është bashkëpronar i kompanisë ruse ruse USM Holdings
- Operatori i dytë më i madh i telefonisë celulare në Rusi, Megafon
- Bankierët Petr Aven dhe Mikhail Fridman
-Disa prezantues dhe gazetarë të televizionit shtetëror rus

BE do të sanksionojë gjithashtu Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila thuhet se ka ndihmuar aneksimin e Krimesë në 2014.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell tha në deklaratën për shtyp se me këto sanksione BE-ja " janë në target të gjithë ata që kanë një rol të rëndësishëm ekonomik në mbështetjen e regjimit të Putinit dhe që përfitojnë financiarisht nga sistemi".

Borrell shtoi se sanksionet do të "ekspozojnë pasurinë e elitës së Putinit" dhe do të sigurojnë që ata "të cilët mundësojnë pushtimin e Ukrainës do të paguajnë një çmim për veprimin e tyre".

Kjo pason një mori masash të reja të vendosura nga BE ndaj Rusisë javën e kaluar, të cilat përfshinin një ndalim të transaksioneve me Bankën Qendrore Ruse dhe një ndalim të fluturimit të hapësirës ajrore të BE-së, ndër të tjera.

Në total, masat kufizuese tani janë vendosur për 680 individë dhe 53 subjekte, tha BE.

Lista e plotë

 

Dokumenta bashkëngjitur