Gjykata e Hagës do të nisë hetimin ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

"Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë," tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që është kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”.

"Hapi tjetër është të vazhdohet me procesin e kërkimit dhe marrjes së autorizimit nga Dhoma e Procedurës Paraprake të Gjykatës për të hapur një hetim," tha Khan.

Lituania më parë i bëri thirrje ICC që të hapë një hetim për krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë. Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, i tha Washington Post: “Ajo që po bën Putin është vetëm një vrasje dhe asgjë tjetër, dhe shpresoj se ai do të jetë në Hagë”.