Imazhet satelitore: Kolona ushtarake ruse 65 km e gjatë edhe më afër Kievit

Ushtria ruse po përparon drejt Kievit. Imazhet satelitore të kompanisë private amerikane Maxar Technologies Inc  tregojnë kolonën me mjete ushtarake në veri të kryeqytetit Kiev i cili tashmë ka zbrapsur disa sulme.

Tashmë konvoji i armatosur i cili ka nisur grumbullimin prej të dielës ka arritur në 65 kilometra i gjatë

Kolona mbulon të gjithë shtrirjen e rrugës nga afër aeroportit Antonov, deri në qytetin e Prybirsk - një distancë prej afërsisht 65 km

Maxar tha se përgjatë pjesëve të rrugës, disa automjete janë të vendosura mjaft larg njëra-tjetrës, ndërsa në seksione të tjera po udhëtojnë dy ose tre automjete krah për krah në rrugë.

Një numër shtëpish dhe ndërtesash shihen duke u djegur në veri dhe veriperëndim të Ivankiv, pranë rrugëve ku po udhëton autokolona

Maxar tha se satelitët e tij kishin kapur gjithashtu imazhe të "dislokimeve shtesë të forcave tokësore dhe njësive helikopterësh sulmues tokësorë" në Bjellorusinë jugore, më pak se 20 milje në veri të kufirit me Ukrainën.

Që nga fillimi i ofensivës ruse të enjten, forcat ukrainase kanë mbrojtur rrugët që çojnë në qendër të Kievit kundër sulmeve të forcave ruse që po grumbullohen rreth kryeqytetit.

Sipas dy burimeve të intervistuara nga AFP të hënën, njëra diplomatike dhe tjetra një zyrtar i sigurisë, Moska po përgatitet të nisë një sulm të ri ushtarak të menjëhershëm.

Imazhet satelitore: Kolona ushtarake ruse 65 km e gjatë edhe më

Imazhet satelitore: Kolona ushtarake ruse 65 km e gjatë edhe më

Imazhet satelitore: Kolona ushtarake ruse 65 km e gjatë edhe më