Video/ Qytetet Kharkiv dhe Chernihiv goditen nga granatime të rënda ruse, dhjetëra të vrarë

Dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, thonë zyrtarët.

Videot e shpërndara në mediet sociale treguan raketa që lëshoheshin në Kharkiv.

Analistët e cilësuan një sulm tipik me municione thërrmuese në një zonë të dendur urbane.

Rusia ka mohuar më parë se ka shënjestruar zonat e banuara.

Tymi i zi i trashë mund të shihej gjithashtu nga një qendër tregtare e shkatërruar në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës.

Pamjet në këtë video janë verifikuar nga BBC, por burimet e disa rubrikave nuk dihen.