"Mam kam frikë! Po bombardojmë e vrasim civilët! Ushtari rus sms nënës para se të vritej në Ukrainë

Detaje të tjera tronditëse vijnë nga Ukraina, e cila u sulmua nga Rusia pabesisht.

Mësohet se shumë ushtarë rusë nuk e kanë ditur se po shkonin në luftë në Ukrainë, e madje disa prej tyre kanë qenë edhe të pastërvitur.

Këtë e ka zbuluar Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e cila u zhvillua ditën e sotme.

Kyslytsya lexoi mesazhet e dhimbshme telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej.

Ushtari me emrin Loshnja në mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me të ëmën i kishte thënë se nuk e dinte që po shkonte në Ukrainë.

Biseda e ushtarit rus me nënën

Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje?

Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten.

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë. Kam frikë. Po bombarbojmë qytetet. Po godasim edhe civilët" 

"Mam kam frikë! Po bombardojmë e vrasim civilët! Ushtari rus