Buxhuku: Konflikti Rusi-Ukrainë do ketë ndikim të tërthortë shumë të fortë në ekonomi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë u shpreh se ndikimi i tërthortë në ekonomi nga konflikti në Ukrainë do të jetë i fortë.

Ai tha se ekonomia shqiptare ka shumë probleme të brendshme, ndërsa theksoi se në tregjet botërore nuk mungon furnizimi me grurë.

Buxhuku: Konflikti Rusi-Ukrainë, efekti i drejtpërdrejtë në ekonomi i papërfillshëm. Ndikimi i tërthortë do të jetë shumë i fortë. Ekonomia shqiptare ka shumë probleme të brendshme. Nuk ka alarm furnizimi. Nuk diskutohet garantimi i rezervave. Në tregjet botërore nuk mungon furnizimi me grurë.