Sulm me raketa në rajonin e Kievit, shkatërrohen konviktet dhe ndërtesat e banimit

Një sulm me raketa më herët sot në Vasylkiv, Bila Tserkva dhe Kalinovka në rajonin e Kievit shkatërroi një konvikt pesëkatësh dhe dy ndërtesa banimi pesëkatëshe.

Lajmin e ka bërë me dije se Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Ndërkohë mësohet se shërbimet e urgjencës shtetërore kanë mbërritur në vendin ku është shkatërruar konvikti, ndërkohë deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar.

Sakaq bëhet e ditur se në zonat ku janë shembur banesat shërbimet e urgjencës nuk mund të shkojnë dot sepse vazhdojnë bombardimet.