Ukrainasit hyjnë në Poloninë fqinje për t'i shpëtuar pushtimit rus
Këto janë pamjet që vijnë në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë teksa qytetarët ukrainas hyjnë në vendin fqinj për t'i shpëtuar pushtimit rus.
Rreth 300,000 ukrainas kanë kaluar në BE që nga fillimi i sulmit të enjten, sipas Komisionit Evropian.
Ndërkohë, sipas raportimeve nga qeveria polake bëhet me dije se gjysma e tyre kanë ardhur në Poloni
Natalia, një refugjate ukrainase 38 vjeç shprehet se ajo në filloi u dërguan fëmijët e saj në kufi dhe sot kaloi edhe vetë.
"Unë punoj në Poloni. Dikush i çoi fëmijët e mi në kufirin ukrainas dhe më pas kalova kufirin, dhe u takuam."
Ndërsa, Svetlana, 45 vjeç, tha se nëse Bashkimi Evropian nuk e ndihmon Ukrainën, Rusia nuk do të ndalet.
“Nëse Bashkimi Evropian nuk na ndihmon sot, Rusia nuk do të ndalet. Por mendoj se brenda një ose dy ditësh, qetësia do të kthehet në Ukrainë.”
Ukraina dhe Rusia po vazhdojnë bisedimit në mënyrë që të zgjidhin situatën e luftës, ndërsa sanksionet vazhdojnë dhe ushtrohen mbi Moskën Zyrtare.

