Bayerni cinik, mjaftohet me një gol për të mundur Eintracht (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 20:48
Bayern Munchen e ka kaluar momentin e keq. Pas dy javësh me probleme dhe rezultate jo maksimale, sot djemtë e Nagelsmann dhanë një provë karakteri ndaj një rivali të fortë.
Në transfertën ndaj Eintracht Frankfurt, bavarezët u treguan cinikë dhe të kujdesshëm ndryshe nga seç e kemi parë gjithmonë edhe pse përballë ekipi vendas vinte nga disa rezultate negative.
Fatin e ndeshjes e vendosi Leroy Sane me një gol të shënuar nga fantazisti në minutën e 71’.
Kaq u mjaftua Bayerni që me këtë fitore të menaxhuar në mënyrën më të mirë konsolidon pozitat në krye të Bundesligës./Ora News/.
