Gjermania do dërgojë 1000 armë anti-tank dhe 500 raketa në Ukrainë. Dakord dhe me shkëputjen e Rusisë nga SWIFT

Gjermania ka miratuar dërgimin e një sasie të konsiderueshme armësh për Ukraninën e cila prej tri ditësh është duke u përballur me luftime kundër forcave ruse.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në Twitter ka njoftuar se bëhet fjalë për njëmijë armë anti-tank si dhe raketa të tipit stringer, armë kundërajrore.

“Pushtimi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën më miri që mundemi për t'u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1,000 armë kundër-tank dhe 500 raketa Stinger për miqtë tanë në Ukrainë”, ka shkruar kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Deri më tani edhe disa shtete të tjera evropiane që e mbështesin Ukrainën me armatime. Duke përfshirë Holandën që njoftoi se do të dërgojë 200 raketa Stinger në Ukrainë si dhe Republika Çeke që tha se do të dërgojë armatim në vlerë prej 8.5 milionë dollarësh.

Gjermania ka mbështetur edhe vendosjen e kufizimeve "të synuara dhe funksionale" ndaj Rusisë në sistemin e pagesave Swift.

Qeveria po punon se si të "kufizojë dëmin kolateral" të kufizimeve "në mënyrë të tillë që të prekë njerëzit e duhur", tha Ministri i Ekonomisë Robert Habeck.

Gjermania është vendi i fundit i BE-së që hoqi kundërshtimin ndaj sanksionit, pasi kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe udhëheqësi hungarez Victor Orban sinjalizuan mbështetjen e tyre më herët të shtunën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte "mirënjohës" ndaj vendeve të BE-së për vendimin.