Nuk mund ti dorëzohen fatit, gratë ukrainase bëjnë koktej molotovi për të mbrojtur qytetin e tyre

Në qendër të këtij qyteti të madh ukrainas, turma grash të strukura në bar po bëjnë kokteje molotovi. 

Këto janë armë të bëra në mënyrë artizanale për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre në Dnipro kundër avancimit të trupave ruse.

Mes tyre ka mësuese, avokate dhe amvisa të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe karburant. 

Ato thonë se përpiqen të mos mendojnë shumë për atë që po bëjnë në të vërtetë sepse, siç thotë njëra prej tyre, është "shumë e frikshme".

Por ato duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte. 

Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.

Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe, fasha dhe shiringa dhe asgjë nuk refuzohet. 

Nga këndi, burrat ishin rreshtuar  për t'u regjistruar, për të luftuar.

Banorët e këtij qyteti po mobilizohen. Por ata të gjithë thonë se kjo nuk ishte dëshira e tyre por u vunë përballë faktit të kryer dhe tanimë janë pa zgjidhje.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shpejtësia e avancimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i "vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase".

“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t'i rrethojnë dhe izolojnë ato”, shkruhej në Twitter.

Kapja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, mbetet objektivi kryesor i Rusisë, shton ai.