Këshilltari i Zelensky: Ukraina e hapur për bisedime, por jo për ultimatume ruse

Kievi ka mohuar pretendimet nga Kremlini se po refuzon të negociojë për armëpushim me Rusinë, por thotë se nuk është gati të pranojë ultimatume apo kushte të papranueshme.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelenkskyy, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina ka përgatitur një pozicion negociues, por po përballet me kushte jopraktike negociuese nga Moska.

“Dje veprimet agresive të forcave të armatosura të Federatës Ruse u përshkallëzuan, deri në mbrëmje dhe natën pati sulme masive ajrore dhe raketore në qytetet e Ukrainës”, tha ai.

"Ne i konsiderojmë veprime të tilla vetëm një përpjekje për të thyer Ukrainën dhe për ta detyruar atë të pranojë kushte kategorikisht të papranueshme."