Kadyrov: Luftëtarët çeçenë i janë bashkuar Rusisë në pushtimin e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 17:23
Lideri i rajonit rus të Çeçenisë tha se ka dislokuar luftëtarët e tij në Ukrainë për t’iu bashkuar trupave ruse në betejë.
Në një video të postuar online, Ramzan Kadyrov, pretendoi se forcat çeçene deri më tani kanë arritur të marrin nën kontroll objekte të ushtrisë ukrainase, pa pësuar viktima.
Lideri i republikës jugore ruse është aleat kyç i presidentit, Vladimir Putin.
Duke justifikuar pushtimin, ai tha se vendimi i Putinit për të sulmuar Ukrainën do të mbrojë Moskën nga “armiqtë që ta përdorin këtë shtet për të kryer sulme ndaj Rusisë”.
Luftëtarët çeçenë, që janë besnikë të Kadyrovit, kanë reputacion famëkeq dhe akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut.
