Gjermania do dërgojë 1000 raketa në Ukrainë, Zelensky përshëndet vendimin: Koalicioni kundër luftës në veprim!

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus.

Masa përfaqëson një kthesë të madhe nga Berlini në politikën e tij të gjatë për të mos dërguar ndihma vdekjeprurëse në zonat e konfliktit.

Duke postuar në Twitter në anglisht, Zelensky shkroi: "Gjermania sapo ka njoftuar sigurimin e granatë-hedhësve antitank dhe raketave Stinger për Ukrainën. Koalicioni kundër luftës në veprim!"

Gjermania do të dërgojë mbi 1 mijë raketa antitank dhe  raketa Stinger në Ukrainë, konfirmoi qeveria.